Ballina Lajme Nga Bota PAPA KËRKOI ZERO TOLERANCË

PAPA KËRKOI ZERO TOLERANCË

SHPËRNDAJE

Papa kërkoi zero tolerancë ndaj priftërinjve të akuzuar për pedofili

Papa Francisco, përmes një letre drejtuar peshkopëve, të cilët u botuan sot, bëri thirrje për zero tolerancë ndaj priftërinjve të akuzuar për pedofili, duke kujtuar mëkatet që kanë bërë personat e tillë dhe turpërimin që i kanë bërë kishës.

Qëkur u zgjodh në vitin 2013, Françesku i ka ndërmarrë disa hapa për ta çrrënjosur abuzimin seksual në kishë dhe për të vendosur praktika që mbrojnë fëmijët.

Por, grupet për mbrojtjen e viktimave të abuzimit seksual thonë se Papa s’ka bërë mjaft për t’i mbrojtur ata, e veçanërisht për t’i mbajtur përgjegjës peshkopët të cilët e kanë toleruar abuzimin seksual apo edhe e kanë mbuluar atë./RTK/