Ballina Opinione “Lapidarin që e shkulët, sa një tren mbrapa e ngulēt!”

“Lapidarin që e shkulët, sa një tren mbrapa e ngulēt!”

SHPËRNDAJE
Drilon  S Hyseni

 

Normalizimi i marrëdhënieve ndëretnike shihet se është njëra nga kauzat e juaja të rreme, z. Vuçiç.

E mbroni pa të drejtë tezën tuaj se policia e Kosovës, e armatosur deri në dhëmbë, tentoi ta destabilizoi situatën, kur doli ta pres trenin.
U qua peshë opinioni juaj për gjithë atë tren, që assesi se shihni si provokim, e harruat për Lapidarin e Preshevës, të cilin jo shumë larg ndër vite, njësitë e juaja ushtarake e policore, pa paralajmërim e me defile, e larguan me dhunë, pa as edhe një koordinim me banorët e politikanët vendorë, që janë të një përkatësie tjetër etnike.
Edhe Presheva, si Jarinja është 100% etnikisht e banuar me shqiptarë, z. Vuçiç.
Andaj, edhe për ne, Forcat e juaja Ushtarake e Policore, çdo herë paraqesin provokim, edhe pse këtë shpesh herë harrojnë, o nuk dëshirojnë t’ua kumtojnë njerëzit që janë të thirrur për këtë punë, si nga ana juaj ashtu edhe nga ana jonë.
E keni parë që ne s’jemi të dhunës, edhe atëherë kur erdhët për ta marrë këtë Lapidar, andaj i citoni gabim politikanët shqiptarë me deklaratat e tyre për luftën.
As edhe një shqiptarë nuk t’u kundërvu për Lapidarin, që për dallim nga treni jot, qe aq i vogël, sa ia humbët gjurmët përgjithmonë!