Ballina Aktuale Myftiu Saqipi: Afera kundër Shtëpisë Botuese Logos-A, qëllimkeqe dhe anticivilizuese

Myftiu Saqipi: Afera kundër Shtëpisë Botuese Logos-A, qëllimkeqe dhe anticivilizuese

SHPËRNDAJE

Lidhur me aferat e sajuara rreth Shtëpisë Botuese Logos-A, në Maqedoni,  i menjëhershëm ka qenë reagimi i Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/resis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi.

“Të sulmosh, të etiketosh dhe të përbuzësh një shtëpi botuese kjo e Logos-A, lëre që është e pakuptimtë, madje qesharake, cinike dhe tepër injorante. Ne deri dje jemi krenuar me një kështjellë të shtypit të librave, thesarit tonë të çmueshëm, një zëdhënësi të fjalës së publikuar shqipe në Maqedoni, e sot dalin disa emra, që mundohen ta përbaltin një veprimtari të interesit shoqëror, kombëtar e fetar”, reagon ashpër Myftiu i Luginës, Nexhemdin ef. Saqipi.

Më tej në reagimin e Myftiut Saqipi, theksohet roli dhe rëndësia e kësaj shtëpie botuese në Maqedoni, kur të pakta ishin ato që publikonin libra shqip e mos të flasim për ato fetar, të cilat rrallë botoheshin për të mos thënë hiç.

Lexuesi shqiptar, shprehet në vazhdim të reagimit të tij Myftiu Saqipi, e mban mend Shtëpinë Botuese Logos-A, si një vatër të përhapjes së dijes dhe diturisë ndër breza shqiptarësh, duke llogaritur edhe ata të Luginës së Preshevës, të cilat pajiseshin me vepra që mbanin vulën e botimit të kësaj shtëpie.

“Prandaj, për ne një afër e tillë e orkestruar nga individë me tendenca të caktuara e djallëzore, është jologjike dhe e paparueshme. Logos-A, do ta ketë mbështetjen e BIPBM-së për misionin e saj edukativ, afirmativ, promovues të vlerave të librit shqip, me bindjen e thellë se zërat e ngritur peshë kundër kësaj shtëpie botuese, do të pushojnë dhe do t’i kërkojnë falje publike për aferat qëllimkëqija, në emër të misionit që ka shtëpia botuese dhe libri në përgjithësi”, thuhet në reagimin e  Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi