Ballina Publicitet Poezi: MBRETI LUAN

Poezi: MBRETI LUAN

SHPËRNDAJE

 MBRETI LUAN

 

Të jesh Luan

Edhe me pushtet

Është si fuqia

E lumit në det

 

Kush s’i gëzohet

Mbretit Luan

Jo më larg se nesër

Do t’bëhet pishman

 

Po të kthehesh prapa

Nuk e ke aq lehtë

Kujtoni zyrtarët

Që mbanin pushtet

 

Të vegjël, të trashë

Nga mendja e trupi

Që s’i skuqte dot

As marrja e turpi

 

I sillnin nga rruga

Çakall e hiena

Për t’i ngritur vetes

Pozitë e poena

 

Po lavdi nuk shkon

N’opozitë me zor

Në këto turbulenca

As me Determinator

 

Ngase është Luani

Me gjithë ato vlera

S’i ngutet të shkel

Sipër nëpër plehra

 

E di se një ditë

Nuk i bëhet vonë

Sojin e sojsëzit

Ta zhduk përgjithmonë

 

Për ta shtrirë pushtetin

Edhe një mandat

Luanit i duhet

Një mik Leopard

 

Pastaj dhe një tjetër

Për kokë ideali

Që s’e zëvendëson

Asnjë Ari mali

 

Kështu planeti ynë

Nëpër këtë Luginë

Më pak ia prish

Jetës rehatinë…

 

Ali Bagatella