Ballina Shkencë Qytetet që zhyten në ujë nëse nuk ndalon ngrohja globale, goditet edhe...

Qytetet që zhyten në ujë nëse nuk ndalon ngrohja globale, goditet edhe Shqipëria

SHPËRNDAJE

Dy ditë më parë mediat ndërkombëtare raportuan shkëputjen e një ajsbergu gjigant, me sipërfaqe pak më të madhe se 1/5 e Shqipërisë, nga kontinenti i ngrirë i Antarktidës.

Ajsbergu me sipërfaqe 6 mijë kilometër katror peshon rreth 1 trilion ton dhe me shkrirjen e tij do të ketë telashe. Kjo ka bërë që mediat ndërkombëtare të interesohen për pasojat në afatin e gjatë.

“Bild”, gazeta më e madhe në Gjermani, ka përgatitur një hartë të pasojave në afatin e gjatë dhe lajmet nuk janë aspak të mira për shumë shtete, mes të cilëve edhe për Shqipërinë.

Harta e përgatitur nga Bild tregon sipërfaqet që do të zhyten në ujë me rritjen e nivelit të deteve në botë.

Sipas hartës, sëbashku Hamburgun e madje edhe me një pjesë të Berlinit në Gjermani, nën ujë do të zhyten edhe kryeqyteti i Suedisë Stokholmi dhe kryeqyteti i Holandës Amsterdami.

Ndër vendet më të goditura janë edhe Rusia, Ukraina dhe fqinjët tanë të Italisë, ku turistëve mund t’u duhet të zhyten për të shijuar bukuritë e Venecias.

Nëse skenari ogurzi do të bëhet realitet, nga rritja e nivelit të deteve do të goditet edhe Shqipëria, ku do të zhytet në ujë një pjesë e madhe e Ultësirës Perëndimore.

Sipas ekspertëve të pyetur nga “Bild”, niveli i deteve pritet të rritet me 1.5 metër deri në fund të këtij shekulli.

Mojib Latif nga Universiteti i Kielit paralajmëroi se “nëse ngrohja globale nuk ndalohet ky skenar do mund të realizohet brenda pak shekujsh”.