Ballina Aktuale Këshilli Kombëtar Shqiptar me kryesi të re

Këshilli Kombëtar Shqiptar me kryesi të re

SHPËRNDAJE

Dje, në një seancë të rregullt të Këshilli Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc, u zgjodh kryesia e re e këtij institucioni të lartë politik të shqiptareve në Luginë të Preshevës.

Në vend të ish kryetarit, tashmë të ndjerë, Jonuz Musliu, në krye të këtij institucioni u zgjodh Shukri Ymeri, nga radhët e PDSH-së, i cili deri tani ka ushtruar postin e kryetarit të Organit Ekzekutiv të KKSH-së.

Jetapress, mëson se kryesia e re e KKSH-së, nga gjithsej 15 kuvendarët e saj,  është votuar nga të gjithë, përpos anëtarit të PD-së, Zejni Fejzullahut, i cili ishte kundër.

Në përbërjen e re të zgjeruar të KKSH, zëvendës kryetare u zgjedh znj. Ardita Sinani dhe për kryetar të Organit Ekzekutiv z. Galip Beqiri

”Duke falënderuar të gjithë ata që më përkrahën dhe do të vazhdoj të punoj në rrugën që e la edhe i ndjeri zotëri Musliu në përmbushjen dhe realizimin e kërkesave tona kombëtare në bazë të katër shtyllave të Këshillit Nacional Shqiptar”, tha mes tjerash kryetari i posazgjedhur Shukri Ymeri.

Jetapress, gjithashtu bënë me dije se përafrimi I PVD-së me PDSH-në, në KKSH, është një hap përpara rreth unifikimit të qëndrimeve rreth konsituimit të Kuvendit të ri Komunal në Preshevë, i cili do  të bëhet, më 19 shkurt/jetapress/