Ballina Teknologji Asus debuton me modelin e ri, ZenFone 5 Lite

Asus debuton me modelin e ri, ZenFone 5 Lite

SHPËRNDAJE

Tashmë e kemi parë modelin e ri të telefonit të Asus, ZenFone 5 dhe ZenFone 5Z ndërsa tani kompania aziatike e ka bërë publik edhe një model të ri të pajisjes, përkatësisht – Asus ZenFone 5 Lite.

 

Për dallim nga dy paraardhësit e tij, Asus ZenFone 5 Lite nuk vjen me karakteristikat më të avancuara të ekranit. Versioni Lite sjell ekranin me 6” me rezolucion FHD+ në 2160 x 1080 piksel dhe Snapdragon 430 apo Snapdragon 640.

RAM memoria dhe procesori variojnë, sepse varianti me Snapdragon 430 vjen me 3GB RAM dhe 32GB RAM ndërkaq modeli me Snapdragon 630 sjell 4GB RAM dhe 64GB memorie. Pajisja ka edhe kartelën microSD për zgjerim të hapësirës së brendshme. Kamera e pajisjes në anën e përparme sjell 20MP, e ajo në pjesën e pasme është me 16MP, si dhe baterinë prej 3300 mAh.