Ballina Sport Wilder – Ortiz, fitimet që pritet të marrin boksierët pas meçit

Wilder – Ortiz, fitimet që pritet të marrin boksierët pas meçit

SHPËRNDAJE

Luis Ortiz nuk po heq dorë nga titulli i WBC, që aktualisht i takon Deontay Wilder.

Dyshja ishin akorduar për një përballje me 4 nëntor 2017, por kubanezi kishte dal pozitiv në dopin dhe meçi ishte anuluar.

Amerikani u përball me Bermane Stiverne dhe pas fitores atij iu hap rruga edhe një herë të ndeshjet me Ortiz.

Wilder kishte fituar ndaj Stivernes me nokaut teknik në rundin e parë dhe nga ajo përballje Stiverne kishte fituar 412,057 euro.

Kurse kampioni Wilder me veti në shtëpi kishte marrë 1.12 milion euro.

Pasi meçi ndaj Ortiz në Barclays Center (Brooklyn, New York) është pak më i madh, edhe fitimet ndryshojnë.Kubanezi pritet të fitojë rreth 1.1 milionë euro, ndërsa amerikani 32-vjeçar rreth 1.3 milionë euro.

Wilder para meçit me Ortiz: Nuk brengosem, askush nuk mund të më mundë - Jam më i miri në botëWilder para meçit me Ortiz: Nuk brengosem, askush nuk mund të më mundë – Jam më i miri në botë

Ndoshta fitimet nuk janë të mëdha, por qëllimi i dyshes është fitorja pasi kështu atyre i hapet rruga që të ndeshjen me Anthony Joshuan. Britaniku është boksieri me më së shumti famë për momentin dhe një përballje me atë do të thoshte shumëfishim fitimesh. /Telegrafi/