Ballina Aktuale Ambasadori amerikan: Ngjarjet në Mitrovicë janë hap i madh pas

Ambasadori amerikan: Ngjarjet në Mitrovicë janë hap i madh pas

SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka thënë sonte se ngjarjet e sotme në Mitrovicë janë hap i madh pas.

“Zhvillimet e sotme në Mitrovicë paraqesin hap të madh pas. Shpresoj se do të mbizotërojnë kokat e ftohta dhe të mundësojnë qetësimin e situatës. Dialogu nuk ka alternativë dhe bashkëjetesë paqësore të të gjithë popujve në Ballkan”, ka shkruar Scott në Twitter, raporton lajmi.net.

Reagimi i tij vije pasi që pjesëtarët e Policisë së Kosovës arrestuan sot pasdite shefin e të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Me këtë rast presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thirri edhe mbledhje urgjente të Këshillit Nacional të Sigurisë, ku akuzoi rëndë krerët e shtetit të Kosovës dhe policinë. Ai kërcënoi edhe serbët që ishin pjesë e aksionit të PK-së. /Lajmi.net/