Ballina Sport SHQIPËRIA E NIS ME HUMBJE VITIN 2018, MPOSHTËT NGA NORVEGJIA

SHQIPËRIA E NIS ME HUMBJE VITIN 2018, MPOSHTËT NGA NORVEGJIA

SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare e ka nisur me humbje vitin 2018.

Kuqezinjtë janë mposhtur sonte në “Elbasan Arena” kundër Norvegjisë, me rezultat 0-1.

Skuadra e Kristian Panuccit nuk u tregua e suksesshme përballë nordikëve të ftohte. Pjesa e parë e mbyll pa gola, dhe më pak raste shënim për gol.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, Shqipëria nisi me presion më të madh drejt portës mysafirë, megjithatë, ishin ata që shënuan golin e fitores përmes Rosted (70’).

Në finish të ndeshjes, skuadra shqiptare e kërkoi golin e barazimit, duke rrezikuar disa herë, por në asnjë mënyrë nuk e gjeti rrugën e golit. /jetapress/