Ballina Lajme Nga Vendi Tiranë: Nisma për Preshevën sjell libra dhe bursa

Tiranë: Nisma për Preshevën sjell libra dhe bursa

SHPËRNDAJE
Nisma “Një libër më shumë për Preshevën”, mblodhi në Tiranë, krerët institucionalë nga Lugina e Preshevës dhe dhjetëra intelektualë e politikanë nga të gjitha trevat shqiptare të Shqipërisë.
Me ftesë të Kolegjit Universitar “Beder”, në Tiranë, në natën finale: “Një libër më shumë për Preshevën”, morën pjesë kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, së bashku me kryetarin e KNSH-së, Shukri Ymeri dhe zv/kryetaren e KNSH-së, Ardita Sinani.
Gjatë mbrëmjes finale ishin të pranishëm Ministri për Diasporë, Pandeli Majko, zëvendësminitri për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Shpat Kolgega, ish ministri shqiptar, Ferninand Xhaferaj, si dhe shumë personalitete nga jeta publike e Shqipërisë.
Bëhet e ditur se gjatë aksionit “Një libër më shumë për Preshevën”, janë grumbulluar më shumë se 2000 libra të cilat do t’i dhurohen shkollave në Luginë të Preshevës.

Gjatë fjalimit të tij përshëndetës, prof Ferdinand Gjanaj – Rektori i Kolegjit Universitar Beder në Tiranë, vendosi t’i ndajë 15 bursa për studentët e Luginës të cilët vendosin të studiojnë në këtë Universitet.

Kryetari Kamberi, falënderoi studentët e këtij Universiteti, për nismën e qëlluar, duke i ftuar ata për një vizitë në Bujanoc. Vlen të ceket se pjesë e këtij organizimi dhe nisme ishte edhe Valon Gashi, gazetari nga Bujanoci, i cili punon dhe vepron në Tiranë./jetapress/