Ballina Sport Joshua thotë fjalët që i presin të gjithë: Meçi ndaj Wilder do...

Joshua thotë fjalët që i presin të gjithë: Meçi ndaj Wilder do të zhvillohet këtë vit

SHPËRNDAJE

Kampioni i unifikuar i botës, Anthony Joshua, ka folur edhe njëherë për duelin e mundshëm me Deontay Wilder.

Titulli i WBC-së është i vetmi që i mungon boksierit britanik për t’u shndërruar në kampionin e padiskutueshëm botëror, ndërsa ai rrip i takon boksierit amerikan.

Titujt e Anthony Joshua, WBA, IBF, WBO dhe IBO (Foto: Getty Images)

Ka kohë që 32-vjeçari Wilder i ka kërkuar meç Joshuas, mirëpo 28-vjeçari kishte heshtur deri pas fitores ndaj Joseph Parkerit.

Që në ring, pas triumfit, ‘AJ’ i tha fjalët që Wilder i priste: “Le ta zhvillojmë meçin!”.

Deontay Wilder me brezin e tij në WBC (Foto: Getty Images)

 Ndërsa pas triumfit të Tony Bellew ndaj David Hayes në O2 Arena, Joshua ka deklaruar se dueli ndaj amerikanit do të ndodhë këtë vit.

(Foto: Getty Images)

“Meçi do të ndodhë, me shumë mundësi 95 për qind këtë vit. Kanë mbetur vetëm disa detaje, jam shumë i interesuar”.

“Nuk mund të ma ofroni vetëm një çmim për duelin, dua që ky duel të zhvillohet në potencialin maksimal të tij”.

(Foto: Getty Images)

“Jam përgatitur shumë dhe dua që të ndodhë në Mbretërinë e Bashkuar dhe e kundërta, ata e duan në Amerikë, por unë jam shumë i interesuar”, ka deklaruar Joshua për Sky Sports Box Office. /Telegrafi/