Ballina Kulturë Aktivitetet në ditën e dytë të Panairit të Librit

Aktivitetet në ditën e dytë të Panairit të Librit

SHPËRNDAJE

Në ditën e dytë të Panairit të 20-të të librit në Prishtinë, që do të zgjasë deri më 10 qershor, do të ketë aktivitete si më poshtë:

Në orën 11:30

Në stendën e ‘UET Press & Mapo’, salla Atelie:

Prezentimi dhe firmosja e romanit ‘Pëshpërimë gruaje’ nga autorja Klara Buda

Në orën 12:00

Në sallën e promovimeve:

Promovimi i dy vëllimeve të romanit ‘Valsi i dashurisë (I dhe II) nga Jetlira Avdijaj, botuar nga ‘Faik Konica’

Në orën 13:00

Në sallën e promovimeve:

Konferencë për media e SHBK-së

Në orën 14:00

Në stendën e ‘Magjia e librit’, korridor:

Prezentimi dhe firmosja e librit: ‘Mësimet e Diolës – Ushqim për çdo sëmundje’ nga Diola Dosti-Baftiu

Në orën 16:00

Në stendën e ‘BUZUKU’, korridor: Nënshkrime nga Çun Lajçi, tre librat e rinj: ‘Çakorr, ti vdekje e mirë’, ‘Ecje e plakun’ dhe ‘Bekimi i plisit të Moisiut’.