Ballina Kulturë KURRË NUK KAM MENDUAR TË TË GJEJ

KURRË NUK KAM MENDUAR TË TË GJEJ

SHPËRNDAJE

Poezi nga: Miroslava Ramirez
Përktheu: Bajram Karabolli

Kurrë nuk shpresoja të të gjej,
Kur çdo gjë ishte e humbur
kur nuk kisha më shpresë

kur bota që njihja
ishte vetëm një psherëtimë
një qëndismë shpresash të mekura
në mantelin e errët të misterit

Një ankth më gërryente nga brenda.
Fati luante me dëshirat e mia
duke kërkuar dashurinë në kuti të zbrazëta

Në jetën time ti befas u fute
Mu në anën e majtë m’u ngule
mu në thellësisë të zemrës sime

Je ti që ma mbush tërë zbrazëtinë
ti je dashuria dhe premtimi…
Je përgjigja që prisja
për përqafimin pa askënd
për jetën time pa ty.