Home Aktuale Demo Berisha: “Pajtimi përmes dialogut, duhet t’i kthehemi paqes!”

Demo Berisha: “Pajtimi përmes dialogut, duhet t’i kthehemi paqes!”

33
SHARE

Në një emision me temën “Ushtria e Kosovës dhe rreziku i sigurisë”, në televizionit Heppy, në orët e mbrëmjes, pas darkës, ishin të pranishëm Demo Berisha, Darko Trifunoviq, analist ushtarak, profesor fakulteti nga Beogradi dhe pronari i RTV “Spektri” nga Bujnaoci, Nexhat Behluli.

Qëndrimi dhe performanca ime në emër të Amzës së Shqiptareve nga Vojvodina, ishte ruajtja e identitetit të kulturës së gjuhës, zakoneve, traditës dhe gjitha shënimeve të festave kombëtare nëpërmjet pajtimit të popullit shqiptar dhe serb, përmes negociatave të drejtpërdrejta, pa kërcënuar ekzistencën e njërit dhe tjetrit komb.

Ushtria e Kosovës ekziston në de fakto a de jure ka një gjë që duhet të rregullohet përmes ligjit, ajo nuk është një faktor rreziku për Serbinë dhe Ballkanin dhe nuk ka fuqi për këto qëllime as ushtria serbe në Kosovë. Ushtrinë e Kosovës e formoi NATO, e cila edhe angazhohet për siguri dhe stabilitet.

Ideja e Amzës Shqiptare është pajtimi përmes dialogut dhe secila palë t’i zgjidh problemet në mjediset e veta.  Asnjë shqiptar e as serb nuk ka fëmijë për t’u vrarë dhe ne duhet t’i kthehemi paqes, tha midis tjerash, kryetari i Amzës Shqiptare, nga Novi Sadi, Demo Berisha, për televizionin beogradas “Hepyy”, raporton Jetapress .