Home Sport Neymar thotë se e ka idhull Messin dhe ka mësuar shumë nga...

Neymar thotë se e ka idhull Messin dhe ka mësuar shumë nga ai, sikurse nga Ronaldo

19
SHARE

Neymar ka një admirim të thellë për ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit.

Messi dhe Ronaldo janë në krye të futbollit evropian në dhjetë vitet e fundit., ku kanë fituar shumë trofe prestigjioz dhe individual.

Kalimi i Neymar nga Barca në PSG në vitin 2017 thuhet se ishte e motivuar që ai të zgjidhet një ditë numër një në botë.

Por sulmuesi brazilian ka admirim e jo frikë nga dyshja.

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

“Kam luajtur me Messin, i cili është për mua një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ai është idhulli im në futboll”, ka thënë Neymar.

“Me Messin mësova çdo ditë, qoftë gjatë stërvitjes, ose duke luajtur me të, ose vetëm duke e parë atë të luante”.

“Kjo më bëri më të fortë dhe më rriti kapacitetin tim në fushë, sepse unë mësova shumë prej tij”.

Neymar , Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

“Sa i përket Cristiano Ronaldos, ai është një përbindësh. Përballja me të është një kënaqësi dhe një nder”.

“Ai është një nga futbollistët më të mëdhenj”.

Neymar ka përfunduar dy herë në vendin e tretën pas Messit dhe Ronaldos në garë për Topin e Artë.  /Telegrafi/