Ballina Lajme Nga Rajoni Vuçiq për takimin e Brukselit: Më mirë 1000 ditë të bisedohet, se...

Vuçiq për takimin e Brukselit: Më mirë 1000 ditë të bisedohet, se sa një ditë të luftohet

SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të mërkurën e 7 nëntorit, në mbrëmje, ka deklaruar rreth problemeve me Kosovën, se më mirë është të bisedohet 1000 ditë, se sa një ditë të luftohet.

– Sa u përket bisedimeve në Bruksel, thashë se do të shkoj në Grenlandë për të dialoguar, sepse është më mirë të bisedohet për 1000 ditë, se sa të luftohet një ditë me këdo qoftë. Detyra ime është të bëj gjithçka që mundem t’i siguroj njerëzve në Serbi, veçanërisht në “Kosovë dhe Metohi”, paqe, siguri dhe stabilitet – tha Vuçiq në Helsinki, ku po merr pjesë në Samitin e PPE-së. Sipas tij, bisedimet në Bruksel do të jenë shumë të vështira, thotë mes tjerash Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, për www.vesti.rs /transmeton Jetapress/