Ballina Aktuale DIPLOMATI MURATI PROMOVON NË PRISHTINË LIBRIN “KALVARI DIPLOMATIK I SHTETIT TË KOSOVËS”

DIPLOMATI MURATI PROMOVON NË PRISHTINË LIBRIN “KALVARI DIPLOMATIK I SHTETIT TË KOSOVËS”

SHPËRNDAJE

Promovimi i librit  “Kalvari i diplomatik” autor i së cilit është diplomati i shquar Shaban Murati ka mbledhur në ambientet e Bibliotekës Kombëtare personalitete të shquar të vendit nga jeta akademike dhe shoqërore. Qartësia e paraqitjes së zhvillimeve diplomatike me një njohuri të  thella e bënë librin mjaft interesant.

Libri përmbledhë 64 artikuj ku trajtohen të gjithë skenarët  e mundshëm diplomatik dhe demaskimet e të gjitha prapaskenave diplomatike serbe në proceset e krijimit të shtetit të ri. Me një laps të hollë në librin e tij Murati analizon gjithë aspektin diplomatik,  historik e deri në atë social me të cilat është përballur shteti i Kosovës, shkruan AktivPress.

Në fjalën e hapjes Beqir Ismaili, drejtor i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, tha se ky libër përbëjnë një gamë të gjerë të njohurive shkencore historike dhe diplomatike.

Mehdi Gurra, kryetar i Fondacionit “Alsar”, ka vlerësuar lart vëzhgimin kritik të diplomatit Murati në këtë libër i cili përmbledhë 64 artikuj përgjatë 20 viteve.

Kosova ka shumë për të mësuar nga diplomacia e përplasjes së këmbëve që ka ndjekur me sukses Serbia gjatë faktorit ndërkombëtar në Ballkan gjatë 25 viteve të fundit. Ka ardhur koha që diplomacia e Kosovës ti jap përparësi me forcë kërkesës për trajtimin e çdo veprimtarie  të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. 

Sot ai flet për një humnerë diplomatike dhe strategjike që Prishtina po hap me duart e veta nën këmbët e saja për vendosjen kokë bosh të rendit dhe prioriteteve  në tentativat me Serbinë. Ai nuk ngurron të thotë se Serbia po i  ngutet nga që e di që diplomacia  shqiptare në ngutje hutohet dhe humbet përherë ndeshjet diplomatike.

Me daljen e tezës së korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve  autori shkruante  pak muaj të shkuar se nxjerrja në plan  të parë e kësaj çështjeje ishte një gabim,  madje gabim i madh. . aq kritik është zoti Murati  në këtë aspekt sa shkruan se vetë presidenti serb  nuk duket i dehur në këtë katrahurë diplomatike ballkanike. Derisa flet për korrigjim kufijsh midis shqiptarëve dhe serbëve e jo midis dy shteteve duke e llogaritur ende Kosovën “provincë” të Serbisë.  Në faqet e fundit të librit  diplomati me emër i thotë Prishtinës  se rend ii prioriteteve  diplomatike dhe strategjike të Kosovës  është i thjeshtë:  prioritet i prioriteteve është njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia”, tha Gurra.

Profesori, Ibrahim Gashi, tha se libri i diplomatit të shquar të karrierës  që njihet si mjeshtër i madhi diplomacisë shqiptare erdhi në duart e lexuesit shqiptar një studim analitik  mjaft kompetent dhe shtjellues  kushtuar analizës situatës diplomatike  dhe çështjeve më të mprehta nëpër të cilat kaloi  shteti i Kosovës në dhjetë vitet e fundit . libri është një përmbledhje e shkrimeve autoriale me tematikë Kosovën të botuara gjatë dy dekadave të fundit.

Autori ka bashkë ndjerë trajektoren historike të çlirimit  dhe shpalljes së pavarësisë dhe ngritjes së shtetit  të Kosovës. Me kapacitetit e një eksperti të marrëdhënieve ndërkombëtare  të një diplomati  me një përvoje pothuaj 50 vjeçar  në politikën e jashtme  Murati ka prekur temat më kruciale temat që kanë të bëjnë me sfidën e forcimit dhe afirmimit ndërkombëtarë të shtetësisë së Kosovës. Çështjet e trajtuara në këtë botim kapin si pikënisje kohore kulmin e angazhimit të diplomacisë euro atlantike që përmes bisedimeve  ndërkombëtare të Rambujesë  ta qojnë drejt zgjidhjes çështjen e Kosovës  duke përdor si mjet presioni edhe  diplomacinë e kërcënimeve”, tha Gashi.

Profesori, Memli Krasniqi, tha se largpamësia e autorit shihet në analizën që i bënte deklaratë të shtetarëve amerikanë në prag të Rambujes. Të gjitha propozimet lidhur me Kosovën ishin  rezultat i diplomacisë amerikane.

Interesant është analiza e planit 6 pikësh të vitit 2008  të sekretarit të përgjithshëm të OKB  Ban Ki Munit sipas së cilit  Serbisë në një mënyrë i legalizohej prania  dhe drejtimi i pjesës veriore të Kosovës”, tha Krasniqi.

Autori i librit rëndësi të madhe i kushton edhe vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë  sipas së cilës shpallja e pavarësisë së Kosovës  nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare . rrjedhimisht hezitimi i pesë shteteve evropiane  për mos pranimin e Kosovës  nuk ka mbështetje juridike. Kurse  lidhur me propozimet e shpeshta që  raportet Kosovë –Serbi të rregullohen  sipas shembullit të dy Gjermanive  nga viti 1972  Murati i konsideron të rrezikshme  sepse kjo do të mbante të gjallë ëndrrën serbe të një  bashkimi të ardhshëm me Kosovën.

Ndërsa autori Shaban Murati, tha se është emocion i veçantë të jetë në këtë mjedis sepse Kosova për të ka qenë dashuri edhe profesionale.

Nuk ka në Tiranë njeri qe ka shkruar për Kosovën më shumë se unë sepse ka mbi 50 vit, përfshirë këtu edhe punën  si analist i politikës së jashtme në radio Tiranë. Në laboratorin tim krijues  nuk është thjeshtë se unë kam shkruar  artikuj për Kosovën  dhe i kam mbledhur këto artikuj. Nga përvoja ime e gjatë qoftë në publicistik  qoftë diplomaci pra kam pasur një parim në krijimtarinë time  të zbatojë parimin e mozaikut. Ky libër nuk është thjeshtë një përmbledhje e artikujve  por unë kam dhënë portretin diplomatik  të problematikës së Kosovës , të problemeve , tezave kjo hynë në disiplinën e mendimit diplomatik i cili për fat të keq nga eksperienca e shtetit tonë është nga disiplinat më të varfra  në shkencat shqiptare”, tha Murati.

Ai në fund e quan të rëndësishëm jo krijimi por forcimi  i një kohezioni  midis Shqipërisë dhe Kosovës  për të cilën tha se vet nuk është i  kënaqur  për ato ritme dhe ato përmasa dhe dimension që do të  kishte./I.K/AktivPress/