Home Lajme Nga Rajoni ‘Zgjedhje mund të ketë vetëm nëse Thaçi ose Haradinaj kanë interes’

‘Zgjedhje mund të ketë vetëm nëse Thaçi ose Haradinaj kanë interes’

10
SHARE

Politologu Behlul Beqaj në një prononcim për “Zërin” ka thënë që zgjedhjet e parakohshme mund të ndodhin vetëm nëse presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, siç ka thënë ai, përfitojnë nga një proces i tillë.

“Nëse presidenti Thaçi vlerëson se pozita e tij në vendimmarrje absolutizohet pas zgjedhjeve dhe shpëton nga Gjykata Speciale, ai ka aq ndikim në disa deputetë të PDK-së për ta çuar vendin në zgjedhje. Ndërsa sikur kryeministri Haradinaj të vlerësojë se pas zgjedhjeve do të ketë mbështetjen edhe më të madhe se që aktualisht e ka ai nuk do t’i kundërshtojë zgjedhjet”, ka thënë më tutje Beqaj.Duke folur për deklaratat kundërthënëse të të dy liderëve Beqaj ka thënë që pikërisht dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet shkaktar për zgjedhje.

“Qasjet kundërthënëse karshi dialogut janë karremi kryesor zgjedhor. Besoj se në këtë betejë mund të përfitojë më shumë kryeministri Ramush Haradinaj, me kusht që të shkojë deri në fund të mbrojtjes së vlerësimit se ideja e korrigjimit të kufirit “është e vdekur”. Por, unë shumë dyshoj se ai do të mbetet besnik ndaj këtij vlerësimi, kështu që pas kësaj beteje luftën do ta fitojë Thaçi, nëse paraprakisht krijon mbështetjen e duhur ndërkombëtare”, ka theksuar ai. /ZËRI/