Home Aktuale “Bllomba” shtetërore në dyert e pallatit të kulturës, akt i pashembullt, amoral...

“Bllomba” shtetërore në dyert e pallatit të kulturës, akt i pashembullt, amoral dhe primitiv

12
SHARE

Reagim

“Bllomba” shtetërore në dyert e pallatit të kulturës, akt i pashembullt, amoral dhe primitiv

Mbyllja e  dyerve të  Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica”, në Preshevë, me “bllombë” nga inspektoriati kundër zjarrit, në prani të asistencës policore, në prag të shënimit të festave nacionale të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe Ditës së  Flamurit Kombëtar, paraqet një nga provokimet më të ulëta, më primitive dhe më absurde.

Në një reagim të Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, bëhet e ditur se mbyllja e këtij institucioni kulturor, që ka për themelues pushtetin lokal në Preshevë, ka për prapavijë skenaret e mundshme të kthimit të festave kombëtare në protesta popullore.

Gjithashtu, me mbylljen Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”, janë mbyllur përkohësisht edhe dyert e Bibliotekës “Mehmet Isufi” dhe Radiotelevizionit “Presheva”, institucione këto të kulturës, librit dhe informimit, të cilat veprojnë brenda një godine të përbashkët.

Inspektoriati kundër zjarrit nga Vranja, ka gjetur momentin për t’i vënë “bllombën” pallatit të kulturës në Preshevë, me arsye se nuk e paska të përpiluar projektin për mbrojtjen nga zjarri, a nga ana tjetër të njëjtën nuk e kanë as objekte tjera si ajo e stacioni policor dhe godina e Komunës së Preshevës.

Po, kjo nuk është arsyeja pse organet shtetërore serbe kanë bllokuar dyert e institucioneve kulturore  e informative në Preshevë, por pengimi i manifestimeve të shumta kulturore si ajo e Festivalit ndërkombëtar të fotografisë “Pre Foto”, me pjesëmarrës të shumtë nga Gjermania, Holanda, Britania e Madhe, Franca etj, pastaj edhe manifestimet e tjera të radhës, që do të mbahen me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar, thuhet në reagimin e Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, njofton Jetapress.