Home Sport Shqipëria mbetet në Ligën C, Qipro pëson humbje dhe bie në Ligën...

Shqipëria mbetet në Ligën C, Qipro pëson humbje dhe bie në Ligën D

22
SHARE

Në pritje të ndeshjes miqësore kundër Uellsit, ka marrë një lajm mjaft të mirë nga Qipro, pasi nuk do të bjerë në Divizionin D të Ligës së Kombeve.

Kjo pasi janë pikërisht qipriotët ata që renditen si vendi i tretë më i dobët i Divizionit C.

Në Nikosia, Qipro u mposht me rezultatin 2-0 nga Norvegjia në ndeshjen e fundit të fazës në grupe, të cilën e mbylli në kuotën e 5 pikëve, por vetëm një prej tyre kishte vlerë në renditjen e vendeve të treta (nuk llogariten pikët e marra me Slloveninë e vendit të fundit).

Kështu me vetëm një pikë, në renditjen e vendeve të treta të katër grupeve, Qipro do të bëhet skuadra e katërt që do të bjerë në Divizionin D të Ligës së Kombeve, pas Lituanisë, Sllovenisë dhe Estonisë.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë do të garojnë sërish në Divizionin C.

(Foto: Getty Images)

Shqipëria  do të luajnë në Divizionin C, por kanë zbritur në vazon e 4-të në shortin për Euro 2020, që do të hidhet në muajin dhjetor. /Supersport/