Home Aktuale Thaçi: Nuk ka fitues nga votimi në INTERPOL

Thaçi: Nuk ka fitues nga votimi në INTERPOL

13
SHARE

Presidenti i vendit Hashim Thaçi pas dështimit të anëtarësimit t ë Kosovës ka thënë që në rastin e votimit në kishte fitues, raporton “Zëri.info”.

“Sot, me rastin e votimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol, nuk kishte fitues. Krekosjet e Beogradit nënkuptojnë hapësirë më shumë për terrorizmin, kriminalitetin, trafiqet e kontrabandës dhe migrimin ilegal”, ka shkruar Thaçi në një postim në “Facebook”.

Tutje ai ka thënë që Kosova ende ka nevojë për konsolidim në botë.
“Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme, por këto për vendin dhe shoqërinë tonë nuk janë të mjaftueshme, sepse Kosova ka nevojë ta përfundojë procesin e konsolidimit në botë”, ka shkruar tutje ai.

Thaçi ka thënë që në pozitën aktuale që gjendet vendi është vështirë që të sigurohen votat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“E kam përcjellë procesin e aplikimit për anëtarësim me shqetësim dhe atë të votimit me dëshpërim të madh. Gjatë gjithë procesit kam pasur rezervat e mia dhe drojën e një epilogu të tillë. Pozita aktuale e Kosovës në arenën ndërkombëtare pamundëson anëtarësime ku kërkohet votim me 2/3-ta. Unë edhe një herë ju bëjë ftesë institucioneve shtetërore dhe partive politike parlamentare që të bëhemi bashkë në çështjet e interesit shtetëror, sepse kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksese të reja për Kosovën. Po ashtu, ftoj që të kuptohet realiteti aktual dhe domosdoshmëria e arritjes së marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që nënkupton njohje reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, NATO dhe BE”, përfundon reagimi i Thaçit. /ZERI