Home Sport Valon Berisha: E kemi kryer gjysmën e punës

Valon Berisha: E kemi kryer gjysmën e punës

19
SHARE

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, është shprehur tejet i lumtur me fitoren kundër Azerbajxhanit.

Kosova mundi sonte Azerbajxhanin, me rezultat 4-0, duke siguruar kualifikimin në garat e play-offit në Ligën e Kombeve.

“Një lojë shumë e mirë.  Ne e kishim lojën dhe mendoj se fituam me meritë. E kemi ditur se kjo është një finale, por kemi ende punë për të arritur deri në finale. Gjysmë punën e kemi kryer, por ka akoma punë. Sonte është një festë e madhe për ne”, tha Berisha për RTK.