Home Aktuale Veseli reagon pas dështimit të Kosovës në INTERPOL, ka dy fjalë për...

Veseli reagon pas dështimit të Kosovës në INTERPOL, ka dy fjalë për opozitën

10
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se mospranimi në Interpol nuk duhet të ndajë faktorin politik në Kosovë por duhet ta bëjë bashkë.

Ai ka lavdëruar Polocinë e Kosovës si më të mirën në rajon.

Veseli tha se kjo betejë e humbur nuk e ndal rrugen e Kosovës në integrime. “

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Sot nuk ishte ditë e mirë për Kosovën. Por, më i fuqishëm se fakti i mosanëtarësimit në Interpol është fakti se as Serbia me politikën e saj të pengimit ndërkombëtar të Kosovës, as krimi i organizuar, e as terrorizmi, nuk do të mund ta ndalin fuqizimin e shtetit të Kosovë dhe integrimin ndërkombëtar të tij. Kosova krenohet me policinë e saj.

Është policia më profesionale në rajon dhe më gjërë. Me profesionalizmin e saj të dëshmuar, Policia e Kosovës e ka bërë shtetin tonë partner të besueshëm dhe efektiv në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe në veçanti kundër terrorizmit. Vota e sotme negative ka dëmtuar qartësisht partneritetin ndërkombëtar kundër këtyre të këqijave. Por, përkundër kësaj, ne nuk do të dekurajohemi në rrugën e qëllimeve tona integruese.

Do të punojmë pa u ndalur dhe pa u dorëzuar asnjëherë. Ashtu siç kemi bërë gjithmonë edhe me sfidat e të kaluarës. Në këtë kontekst, do të ishte mirë dhe patriotike sigurisht që partitë opozitare, në vend që të bashkëndjejnë me Serbinë gëzimin për mosanëtarësimin e Kosovës në Interpol, e t’i fërkojnë duart për pushtet, t’i thërrasin arsyes dhe të gjejnë forcën e duhur për t’iu bashkuar institucioneve të vendit në përballje të përbashkët me sfidat që kemi përpara si shtet e shoqëri.

Nxitja e përçarjes së brendshme, politikat egoiste dhe bllokuese janë qartësisht dëmtim i Kosovës dhe i ndihmojnë fuqizimit të pozicionit ndërkombëtar të Serbisë në raport me Kosovën. Kjo sjellje politike duhet të marrë fund. Sa nuk është bërë vonë, për të gjithë!”, ka shkruar ai.