Home Aktuale Bujar Nishani kërkon izolim politik dhe ekonomik të Serbisë

Bujar Nishani kërkon izolim politik dhe ekonomik të Serbisë

11
SHARE

Ish presidenti i Republikë së Serbisë, z.Bujar Nishani, ka komentuar mospranimin e Kosovës në Interpol. Ai ka thënë se Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proces izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë.

“Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol nuk është gjë tjetër veçse mbajtja gjallë e armiqësisë në vend të pajtimit, është nxitje e urrejtjes në Ballkan në vend të mirëkuptimit, do të thotë mburojë për krimin e organizuar në vend të sundimit të ligjit.
Turp! Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proces izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë e cila vazhdon të investohet me aleatët e saj në minimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit”, ka shkruar Nishani në llogarinë e vet në “Facebook”, transmeton Jetapress.