Home Publicitet Capital T koncert gjigant në Londër me artisten e re shqiptare të...

Capital T koncert gjigant në Londër me artisten e re shqiptare të suksesshme në Amerikë, Enisa

17
SHARE

Reperi i njohur kosovar, Capital T, vazhdon të jetë shumë i angazhuar në muzikë.

Përveç projekteve të reja, ai është aktiv edhe me paraqitje në koncerte të shumta, duke u munduar të jetë sa më pranë fansave të tij.

Së fundmi, ai ka bërë të ditur se do të performojë në “Electric Brixton”, e cila është një prej sallave koncertale më me nam në Londër.

Ky koncert, siç ka bërë të ditur reperi, do të mbahet më 28 nëntor, dhe në të do të performojnë edhe disa artistë të tjerë.

Taleb Kweli (Mos Def), Professor Green, Marco Carola, e Labyrinth – janë vetëm disa nga emrat që do t’i bashkëngjiten këtij koncerti.

Pjesë e mbrëmjes muzikore do të jetë edhe artistja e re Enisa, e cila është një emër i suksesshëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nisa është një këngëtare e re, e cila i ka kënduar këngët e saj kryesisht ‘cover’, teksa e njëjta ka gjetur përkrahje të platformat e njohura muzikore si iHeartRadio. /Telegrafi/