Home Kulturë Piktura, fotografi, filma dhe muzikë: ‘Shqipëria në Puglia’ për 106-vjetorin e Pavarësisë

Piktura, fotografi, filma dhe muzikë: ‘Shqipëria në Puglia’ për 106-vjetorin e Pavarësisë

11
SHARE

Ekspozita “Shqipëria në Puglia” prezantohet në datë 28 nëntor për publikun e Barit dhe Puglias. Në këtë ekspozitë që organizohet për festat e pavarësisë, është në qendër arti dhe kultura shqiptare, që do të prezantohet nëpërmjet veprave të artit, në pikturë, mozaikë, fotografi, filma, muzikë, por jo vetëm.

Veprat që prezantohen përgjatë disa ditëve janë të artistëve shqiptarë, të cilët banojnë në Itali, por nuk do të mungojnë as vepra të artistëve italiane, që janë frymëzuar nga kultura edhe historia e “tokës së shqiponjave”

Nëpërmjet veprave dhe tregimeve, që në qendër kanë zakonet edhe traditat tona nuk do të mungojnë as analiza dhe vëzhgime mbi çështje ekonomike, politike edhe sociale. /Shqiptarja/