Home Lajme Ambasada e SHBA-së urim special për 28 Nëntorin

Ambasada e SHBA-së urim special për 28 Nëntorin

14
SHARE

Ambasada e Amerikës në Shqipëri për nder të 106-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka gjetur një formë të veçantë për të uruar shqiptarët.

Stafi ka shprehur ndjesitë që kanë lënë mbresa gjatë punës së tyre të përditshme në Tiranë.

Përshtypjet e stafit të Ambasadës janë nga më të ndryshmet, duke nisur tek virtytet e larta si mikpritja, ushqimi, bukuritë natyrore, respekti si dhe thjeshtësia e shqiptarëve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkruan:

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria. Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm. A i gjeni dot fjalët?”, thuhet në postimin e urimit të Ambasadës. /Telegrafi/