Ballina Kuriozitet Kulla e Pisës ‘po drejtohet’

Kulla e Pisës ‘po drejtohet’

SHPËRNDAJE

Ekspertët po thonë se Kulla e pjerrët e Pisës ka filluar të drejtohet. Grupi Mbikëqyrës i kësaj kulle, që po e monitoron restaurimin e këtij objekti, ka thënë që tashmë kulla wshtw në gjendje stabile dhe dalëngadalë është duke e reduktuar animin apo pjerrjen e saj.

Ky monument mesjetar i gjatë 57 metra është drejtuar për katër centimetra përgjatë dy dekadave të fundoit, sipas pohimeve të këtij ekipi.

Interesant që më 1990, ky atraksion turistësh ishte mbyllur për publikun për herë të parë pas 800 vjetësh pas frikës që është afër rrëzimit apo rnëies.

Gjatë asaj kohe, kjo kullë po pjerrej për 4.5 metra nga vertikalja.  Megjithatë, një komitet ndërkombëtar me në krye ekspertin polak Michele Jamiolkowski kanë punuar që ta stabilizojnë mes viteve 1994 dhe 2001.

Pjerrësia është korrigjuar për 45 centimetra dhe për t’u bërë kjo janë shpenzuar 226 milionë funte.