Home Sport Wilder-Fury, orari i fillimit të meçit me kohën tonë

Wilder-Fury, orari i fillimit të meçit me kohën tonë

31
SHARE

Meçi mes Deontay Wilder dhe Tyson Furyt është një nga përballjet më të mëdha në dekadën e fundit në sportin e boksit në kuadër të peshave të rënda.

Wilder do të mbrojë titullin e WBC kundër britanikut, ndërsa fituesi me shumë mundësi do të përballet pastaj me kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda, Anthony Joshua.

Të dy janë të pamposhtur, amerikani (40 fitore, 39 me nokaut, asnjë humbje) vjen nga fitorja ndaj Luis Ortiz, kurse Fury (27 fitore, 19 me nokaut, asnjë humbje) dëshiron titullin pas triumfeve të fundit ndaj Francesco Pianeta dhe Sefer Seferit.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury gjatë konferencës për media në New York (Foto: Mike Stobe/Getty Images/Gulvier)

Normalisht interesimi për këtë përballje është shumë i madh edhe në vendin tonë, përkundër se orari i meçit është paksa i papërshtatshëm.

Më poshtë keni detajet dhe në fund një sondazh ku mund të shpreheni mendimin tuaj:

Ku zhvillohet meçi?

Në arenën Staples Center, Los Angeles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Data?

E diel, 2 dhjetor 2018 (Me kohën tonë)

Koha kur fillon?

Si gjithmonë, meçi kryesor zhvillohet i fundit dhe fillimi i tij varet paksa edhe nga mënyra se si përfundojnë përballjet tjera paraprake.

Por, me kohën tonë meçi Wilder-Fury pritet të fillojë në orën 06:00 të mëngjesit të së dielës. /Telegrafi/