Home Lajme Haradinaj, Serbisë: Kosova po krijon ushtri për ta ruajtur paqen, jo për...

Haradinaj, Serbisë: Kosova po krijon ushtri për ta ruajtur paqen, jo për ta okupuar territorin e saj në veri

11
SHARE

Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deklaratave të politikanëve serbë lidhur me rrezikun siç kanë thënë ata që vjen nga formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj gjatë një vizite në Plemetin ka thënë se Kosova po e formon ushtrinë për ruajtjen e paqes, e jo për ta okupuar territorin e saj.

Ai ka thënë se Serbia po bën propagandë.

Haradinaj ka folur edhe për Rezolutën e PSD-së, duke thënë se formimi i delegacionit shtetëror për  bisedimet me Serbinë është i nevojshëm.

Ndryshe, pas paralajmërimit nga Prishtina zyrtare për formimin e Ushtrisë së Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar sot se shpreson që Serbia nuk do të ketë nevojë ta përdorë ushtrinë, por pranoi se aktualisht një opsion i tillë ekziston në tavolinë.

“Shpresoj që kurrë nuk do të kemi nevojë ta përdorim ushtrinë tonë, por në këto momente një opsion i tillë është në tavolinë, pasi nuk mundemi të lejojmë një pastrim të ri etnik dhe stuhi tjera”, ka deklaruar Brnabiq para gazetarëve në Beograd .

“Kur një vend e di se keni ushtri të fortë, atëherë duhet të ulen dhe të bisedojnë me ju”, ishte shprehur kryeministrja serbe.