Home Aktuale Myftiu Saqipi, mori pjesë në pritjen e një delegacioni të lartë të...

Myftiu Saqipi, mori pjesë në pritjen e një delegacioni të lartë të Arabisë Saudite

36
SHARE

Dje,  më 10 dhjetor, në ambientet e Bashkësisë Islame të Serbisë, në Beograd reisu-l-ulema Sead ef. Nasufoviq dhe zëvendësi i tij Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, pritën një delegacion të lartë të mbretërisë së Arabisë Saudite, në ballë me sheikun Abdulaziz Muhamed  Al Hamdanom – ndimësministër për çështjet islamike dhe vakëfe.

Bashkëbiseduesit, zhvilluan një bisedë të hapur dhe të ngrohtë miqësore, duke theksuar  se është më se i nevojshëm uniteti – ashtu si në botë edhe në territorin e Republikës së Serbisë. Ata, gjatë këtij takimi, u pajtuan se është thelbësore të jetosh dhe me këtë të përfaqësosh Islamin, ashtu siç na mësoi Profeti alejhis-selam, i një rrugë e përmbajtur dhe moderne, pa ekstremizëm.

Takimi u ndoq nga Myftiu i Beogradit Mustafa ef. Jusufspahiq, Myftiu i Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, këshilltarët e ministrit për çështjet fetare  Muhamed Ahmed Al Faifi dhe sheiku Halid Abdulrahman Al Shetri, atashe për çështjet fetare në ambasadën e mbretërisë Saudite në Bosnje Muhamed Hasani dhe këshilltari në kabinetin e deputetit për çështje fetare – Bandar Naif Almhajmani.

Në këtë takim të nivelit të lartë ndërkombëtarë, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, në cilësinë e nikoqirit të lartë në pritjen e delegacionit nga mbretëria e Arabisë Saudite në Beograd, në ballë me sheikun Abdulaziz Muhamed  Al Hamdanom dhe misionarë të tjerë për çështje fetare dhe vakëfe, pati rastin dhe kënaqësinë të bisedoj për Luginën e Preshevës, e cila ka nevojë për ndihmën e vendeve arabike, për shumë sfera të veprimtarisë njerëzore, duke u ofruar bashkëpunim të ndërsjellë dhe takime të përbashkëta, jo vetëm në Beograd e Sarajevë, por edhe në Luginë të Preshevës, njofton Jetapress.