Ballina Sport Milani dëshiron Rashfordin

Milani dëshiron Rashfordin

SHPËRNDAJE

Milani thuhet se po konsideron një sulm të papritur për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

Klubi i madh italian është në treg për të gjetur një qendërsulmes me emër dhe që premton gola.

Sipas mediumit Corriere della Sera, Milani e sheh Rashfordin si një alternativë të Alexandre Patos dhe do të përpiqet të bëjë një sulm në javët e ardhshme.

Megjithatë, gazeta nuk zbulon nëse Rossonerët po ndjekin një marrëveshje huazimi ose transferim të përhershëm.

Rashford llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj anglezë (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Anglisë konsiderohet shumë nga Unitedi, por ka filluar vetëm nëntë ndeshje të Ligës Premier këtë sezon.

Rashford deri më tani ka shënuar vetëm katër gola në të gjitha garat.

Milani është në treg për një sulmues të ri pasi ka humbur Zlatan Ibrahimovicin, ndërsa dyshimet janë rritur edhe për të ardhmen e Gonzalo Higuainit.

Ylli anglez ka qenë i lidhur edhe me një transferim te Real Madridi. /Telegrafi/