Ballina Sport Reina dhe Biglia i thonë lamtumirë Higuainit: Po largohet një mik i...

Reina dhe Biglia i thonë lamtumirë Higuainit: Po largohet një mik i madh

SHPËRNDAJE

Lojtarët e Milanit, Pepe Reina dhe Lucas Biglia e kanë përshëndetur Gonzalo Higuain, i cili do të kalojë te Chelsea.  

Sulmuesi pritet të fluturojë për testet mjekësore te Chelsea, nesër (e mërkure) ose të enjten, duke ndërprerë huazimin e tij nga Juventusi te Milani që ishte për gjashtë muaj.

Ai është liruar, sepse do të vijë sulmuesi i Genoas,  Krzysztof Piatek, që nesër në mbrëmje pritet t’i kryejë testet mjekësore.

“I thashë lamtumirë Higuainit me një përqafim, është gjithmonë një moment i hidhur”, e pranoi Reina gjatë aktivitetit bamirës të kësaj mbrëmjeje në Milano.

Reina dhe Higuain . (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

“Për fat të keq, ky është futbolli. Unë po humbas një shok, por do ta mbaj një mik të madh”, deklaroi spanjolli.

Edhe mesfushori i Milanit, Biglia, që kaloi shumë kohë me Higuain edhe në ekipin kombëtar të Argjentinës e pranoi se sulmuesi po largohet.

“Ka një ndjenjë të hidhur kur iu thua lamtumirë, pasi Pipita është mik”.

Lucas Biglia dhe Gonzalo Higuain . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Një tjetër lojtar do të arrijë, shpresojmë të bëhet një sulmues i madh . Ne duam të vazhdojmë të bëjmë mirë”, ka thënë Biglia.

Higuain do ta vazhdojë karrierën te Chelsea ku do të bashkohet me Maurizio Sarrin. /Telegrafi/