Ballina Teknologji Xiaomi prezanton telefonin e parë palosës, nga një ekran gjigant shndërrohet në...

Xiaomi prezanton telefonin e parë palosës, nga një ekran gjigant shndërrohet në pajisjen me tre ekrane të vegjël (Video)

SHPËRNDAJE

Kompania kineze Xiaomi ka prezantuar telefonin e mençur palosës, i cili nga një ekran i madh arrin të shndërrohet në një telefon me tre ekrane të vegjël.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur telefoni i madh paloset dhe shndërrohet në një telefon më të vogël, ku pjesët anësore të ekranit palosen, transmeton Telegrafi.

Ky dizajn i pazakontë aktualisht është vetëm një koncept, ndërsa inxhinierët e kompanisë pretendojnë se në një të ardhme te afërt mund edhe të ndodh prodhimi serik pasi ka kërkesa të mëdha.

Bashkëthemeluesi i kompanisë dhe njëherit drejtori ekzekutiv i Xiaomi, Lin Bin, ka thënë se kjo pajisje nuk ka emër dhe ka pranuar se kompania të cilën ai e drejton është e hapur për propozime. Emrat potencial janë Xiaomim Dual Flex dhe Xiaomi MIX Flex. /Telegrafi/