Ballina Sport Juventus e gjen “babën”, ja bën bajat futbollin

Juventus e gjen “babën”, ja bën bajat futbollin

SHPËRNDAJE

Atalanta ka bërë ata që nuk ka mundur ta bëjë asnjë skuadër italiane këtë sezon.

Skuadra e Etrit Berishës ka mposhtur Juventusin me rezultat 3-0 në ndeshjen çerkfinale të Kupës së Italisë.

Duvan Zapata është lojtari i momentit në Itali duke e dëshmuar edhe në këtë ndeshje.

Atalanta kaloi në epërsi në minutën 37-të me golin e Castagne, shkruan Indeksonline.

Dy minuta më vonë u paraqit Zapata i cili dyfishoi rezultatin.

Zapata shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij, duke i dhënë një “grusht” të fortë Juves.

Në gjysmëfinale, Atalanta do të luaj me Fiorentinën që sot mposhti Romën me rezultat 7-1. /IndeksOnline/