Ballina Publicitet Can Yaman për romancën me Demet Ozdemir

Can Yaman për romancën me Demet Ozdemir

SHPËRNDAJE

Po vazhdojnë thashethemet rreth lidhjes edhe në jetën e përditshme të aktorëve të serialit, “Erkenci Kus”.

Mbrëmë, Demet Ozdemir është parë teksa argëtohej me kolegun, Can Yaman, duke shtuar spekulimet se janë duke përjetuar një romancë.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që dyshja po fotografohen në krah të njëri-tjetrit pasi që të njëjtën gjë e kanë bërë edhe javë më parë.

Me të dal nga kafe bari, gazetarët pyetën çiftin se kur do t’i shohim të kapur dorë për dore teksa dilni prej argëtimit

I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktorit shqiptar, i cili në mënyrë diplomatike iu shmang pyetjeve të mediave.

“Do të prisni edhe shumë gjatë për të na parë në atë formë”, u përgjigj Yaman duke konfirmuar tërthorazi se janë çift i ri.

Gjersa ka folur edhe aktorja duke thënë “Miqtë nuk përjetojnë dashuri. Ne erdhëm të argëtohemi si ekip”.