Ballina Teknologji Shijoni ndjesinë pesë vjeçare të moskokëçarjes

Shijoni ndjesinë pesë vjeçare të moskokëçarjes

SHPËRNDAJE

Për të ofruar siguri shtesë për përdoruesit e saj dhe për të treguar se sa e vlerëson besnikërinë e tyre, Samsung Electronics sjell oferta  të reja promocionale. Me besim në cilësinë e produkteve të saj, nëse blini një nga modelet e përzgjedhura të frigoriferëve, lavatriçeve, apo fshesave me korrent  në periudhën nga 2 shkurti deri më 4 gusht 2019, Samsung  jep një garanci pesëvjeçare.

Nëse, për shembull, zgjidhni të blini frigoriferët apo lavatriçet Samsung, përveç të qenit të lumtur për pesë vitet e ardhshme, do të jeni në gjendje të gëzoni edhe thjeshtësinë dhe funksionalitetin e tyre. Frigoriferët Samsung mbajnë freskinë origjinale, aromën dhe cilësinë e ushqimit më gjatë në sajë të një sistemi ftohës të avancuar që optimizon temperaturën dhe lagështinë, mban të ftohtin dhe parandalon akumulimin e akullit. Lavatriçja e re Samsung me teknologjinë Quick Drive pakëson kohën e larjes me 50% dhe konsumin e energjisë me 20% pa reduktim të efikasitetit në pastrim. Gjithashtu, lavatriçja me teknologjinë Add Wash lejon përdoruesit të shtojnë rroba edhe gjatë procesit të larjes.

Ky promovim përfshin gjithashtu modelet e zgjedhura të fshesave me korrent Samsung që me siguri do të pastrojnë çdo cep të banesës tuaj. Fshesat me korrent Samsung  janë të lehta në përdorim, dhe teknologjia e tyre siguron fuqi ekstreme për një kohë të gjatë.

Një listë e të gjitha produkteve të përfshira në ofertë është në dispozicion në linkun https://www.samsung.com/al/offer/ , ndërsa pajisja e blerë duhet të regjistrohet jo më vonë se 60 ditë nga data e blerjes. Për të gjithë informacionin shtesë, përdoruesit mund të kontaktojnë shërbimin e klientit në 045 620 202, me koston lokale të thirrjes për rrjetin fiks dhe celular.