Ballina Aktuale Trump letër Vuçiqit, njohja e ndërsjellë elementi kyç i normalizimit të marrëdhënieve...

Trump letër Vuçiqit, njohja e ndërsjellë elementi kyç i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë, raportojnë mediat në Serbi.

Përveç urimeve, presidenti amerikan i ka kërkuar homologut serb Vuçiq, të arrihet një marrëveshje me Kosovën që do të rezultonte me njohjen e ndërsjellë, transmeton Telegrafi.

Në letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump thuhet:

I nderuar zotëri president,

Në emër të popullit amerikan, kam kënaqësinë t’iu dërgojë urimet më të sinqerta me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë.

Këtë vit, në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritet tonë të jetë i ngjashëm me atë të kaluarin sa i përket përkushtimit për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të palëkundura në mbështetjen e përkushtimit tuaj sa i përket thellimit të bashkëpunimit rajonal, në veçanti në angazhimin tuaj për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Derisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që të dyja mund ta mbështesin, konsiderojmë se njohja e ndërsjellë do të duhej të ishte elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje e tillë historike, me njohje në tërësinë e saj, do të ndërtonte rrugën për qëllimin e integrimit euroatlantik të Serbisë dhe rritjen ekonomike – thuhet në letrën e presidentit Trump. /Telegrafi/