Ballina Lajme Nga Rajoni HISTORIKE/ Shqiptarët të bashkuar, nisin votimet në Tuz

HISTORIKE/ Shqiptarët të bashkuar, nisin votimet në Tuz

SHPËRNDAJE

Ditën e sotme po mbahen për herë të parë, pas shpalljes së Tuzit si komunë të pavarur nga Podgorica, zgjedhjet për kryetarin e ri të komunës.

Partitë shqiptare, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar janë bërë së bashku në një koalicion të njohur si “Forumi shqiptar” me parullën “Malësia na bashkon” me kryetar Nikë Gjeloshaj.

Kjo është një ditë historike për të gjithë shqiptarët, të cilët kanë ardhur edhe nga jashtë kufijve për të votuar.

Tuzi është komuna me shumicë më të madhe shqiptare në Mal të Zi, pas Ulqinit.

Të drejtë vote kanë të paktën 11.800 votues dhe që po shprehin vullnetin e tyre në 30 qendra votimi.