Ballina Lajme Nga Vendi Salihu u takua me presidenten e Senatit Italian, në fokus Lugina

Salihu u takua me presidenten e Senatit Italian, në fokus Lugina

SHPËRNDAJE

Presidenti i Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS), Muharrem Salihu është takuar sot me presidenten e Senatit të shtetit Italian, Maria Elisabetta Alberti Casellati.

“I shoqëruar me disa nga bashkëpunëtorët e mi, pata kënaqësi të takohesha dhe të bisedoja me Presidenten e senatit të shtetit Italian,
Maria Elisabetta Alberti Casellati. Përveç zhvillimit ekonomik në Luginë PMB, në cilësinë e Presidentit të forumit shqiptarë për zhvillim ekonomikë në Serbi -AFEDS, biseduam edhe për gjendjen aktuale ne rajon dhe pozitën e bashkësisë shqiptare ne Serbi.”, ka theksuar Salihu. (INA)