Ballina Aktuale Kurz: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa mbështetjen e fuqive të mëdha

Kurz: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa mbështetjen e fuqive të mëdha

SHPËRNDAJE

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se çdo zgjidhje e mundshme për problemin e Kosovës duhet të mbështetet nga fuqitë e mëdha, veçanërisht anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai theksoi se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se pa përparim të qartë në marrëdhëniet me Kosovën nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me Bashkimin Evropian.

“Çdo zgjidhje për Kosovën duhet të ketë mbështetjen e shumicës, veçanërisht të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Ne kemi një interes për të qenë në partneritet të ngushtë me ShBA-të lidhur me Ballkanin Perëndimor dhe që të kemi mbështetjen e tyre duke inkurajuar përparimin në këtë çështje të rëndësishme”, ka thënë Kurz.

Ai shtoi se qytetarët serbë duhet të jenë të vetëdijshëm se pa përfshirje gjithëpërfshirës ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ketë aderim në Bashkimin Evropian.

Kancelari austriak tha se vendi i tij mbështet edhe Kosovën edhe Serbinë në dialogun e tyre për normalizimin e marrëdhënieve.

“Unë mbështes hyrjen në BE, mendoj se hyrja në BE është garanci më i mirë për stabilitetin në rajon. Dhe fakti se Austria është ndër investitorët më të mëdhenj në Serbi dhe në vendet e rajonit tregon se ne ende shohim edhe më tepër mundësi të zhvillimit në rajon”, shtoi Kurz, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi se Austria ka marrëdhënie të mira me të dy vendet, e që zgjidhja e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë në dobi të të dyja palëve.

Kurz komentoi gjithashtu edhe idenë për korrigjimin e kufijve.

“Unë kam deklaruar publikisht se ne do të mbështesim atë që të dyja palët bien dakord, por kjo duhet të bëjë të qartë se duhet të jetë një zgjidhje e tillë që kontribuon në më shumë stabiliteti dhe jo në më shumë paqëndrueshmëri. Unë jam i bindur se kjo arritshmëri është e mundur”, tha Kurz./Indeksonline/