Home Teknologji Apple spekulohet se po punon edhe në dy iPhone OLED, me kamera...

Apple spekulohet se po punon edhe në dy iPhone OLED, me kamera të trefishta

16
SHARE

Ne jemi ende muaj larg zbulimit zyrtar të linjës së ardhshme të iPhone të Apple, por shumica e thashethemeve dhe raporteve të hershme kanë treguar se do të shohim tre pasardhës të drejtpërdrejtë të XS, XS Max dhe XR në 2019.

Do të ketë më shumë se disa karakteristika të reja, dhe rritje standarde në specifika, por nuk pritej ndonjë ndryshim i madh në dizajn ose modele të reja.

Të paktën përderisa Macotakara lëshoi një raport të habitshëm të hënën në mëngjes.

Sipas blogut të teknologjisë japoneze, Apple ka pesë modele të reja iPhone të planifikuara për 2019. Përveç modeleve të përditësuara XS, XS Max dhe XR, burime të besueshme të zinxhirit të furnizimit pretendojnë se Apple po punon në dy modele të tjera iPhone OLED, të ndërtuara posaçërisht për të akomoduar kamerat e pasme me tri lente.

Modeli i parë OLED thuhet se do të ketë një ekran 6.1 inç dhe do të jetë 0.15mm më i trashë se iPhone XS, por dizajni i kamerës do të reduktohet me 0.05mm.

Modeli i dytë, i cili përmban një ekran 6.5 inç, do të jetë 0.40mm më i trashë se iPhone XS Max, por ngjashëm, kamera do të shohë një reduktim 0.25mm.

Macotakara thotë se të dyja këto modele pritet të lansohen me kabllo USB-C në Lightning me një ngarkues 18W, si dhe mbështetje për ngarkimin e kundërt pa tela, gjë që do t’i japë iPhone-ëve të ardhshëm mundësinë për të ngarkuar AirPod-in e ri dhe pajisje të tjera, përmes këtij mbushësi. /Telegrafi/