Home Teknologji Apple Watch ka shpëtuar jetën e një njeriu, pas zbulimit të çrregullimit...

Apple Watch ka shpëtuar jetën e një njeriu, pas zbulimit të çrregullimit kardiak

16
SHARE

Sëmundjet e zemrës dhe problemet kanë qenë gjithmonë të pranishme, por po fillon të duket sikur ndoshta mund të shohim më pak fatalitete si rezultat i tyre.

Kjo është në sajë të shumë tregimeve që kemi dëgjuar për Apple Watch, duke shpëtuar jetën e pronarit, pasi i ka njoftuar ata për problemet e mundshme të zemrës, duke i mundësuar të kërkojnë trajtim para se të ishte tepër vonë.

Në një postim në Reddit, një përdorues ndau përvojën e tij se si Apple Watch i shpëtoi jetën duke e njoftuar atë për çka më vonë u diagnostikua si taktikardi supraventrikular (SVT). Sipas përdoruesit, “unë isha shtrirë në shtrat duke shikuar TV, kur Apple Watch më tha se shkalla e rrahjeve të zemrës ishte e çuditshme, dhe pastaj më tha se shkalla e rrahjeve ishte shumë e shpejtë.”

Ndërsa ai nuk është shëruar plotësisht pasi ende ka një takim me një kardiolog, mund të ketë qenë një histori shumë e ndryshme nëse ai nuk kishte kërkuar ndihmë para se të ishte tepër vonë.

Kohët e fundit ka pasur një storie se si një skeptik kishte ndryshuar mendjen e tij rreth Apple Watch, ku ai fillimisht kishte besuar se tiparet si EKG kishin për qëllim hipokondriakët, derisa pajisja shpëtoi jetën e tij. /Telegrafi/