Home Shendetësi Mënyrat befasuese se si kafeina ndikon në trup dhe tru

Mënyrat befasuese se si kafeina ndikon në trup dhe tru

28
SHARE

Kafja dhe çaji janë vetëm dy substanca të cilat i konsumojmë për ta marr dozën ditore të kafeinës.

Por, çfarë saktësisht i ndodh trurit dhe trupit tonë kur ne konsumojmë kafeinë? Duke filluar nga enët e gjakut e deri te truri, kafeina ndikon në shumë aspekte të trupit tonë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë i keni disa prej mënyrave se si kafeina ndikon te ne:

– Fillimisht duhet të keni parasysh se shumica e të rriturve mund t’i konsumojnë deri në 400 miligramë kafeinë në ditë. Një kënaçe Red Bull i përmban rreth 80 miligramë kafeinë.

– Kafeina e përmirëson kujtesën te disa persona

– Kafeina e përmirëson përqendrimin në doza të moderuara, por sasitë e mëdha të kësaj substance mund të kenë efekt të kundërt

– Kafeina i rritë nivelet e acidit në stomak dhe mund të shpijë në ndjenja të mpirjes në gjoks

– Dozat e moderuara të kafeinës mund ta rrisin përkohësisht shtypjen e gjakut

– Kafeina i bllokon molekulat në trurin tonë,  të quajtura adenozinë, të cilat na bëjnë të ndihemi të përgjumur

– Duke e bllokuar adenozinën, kafeina e promovon prodhimin e dy simulantëve natyralë: dopaminës dhe glutaminës, të cilat e rrisin disponimin dhe e reduktojnë rrezikun e depresionit

– Disa studime sugjerojnë se kafeina mund ta reduktojë përkohësisht apetitin

– Kur konsumohet, kafeina absorbohet fillimisht nga lukthi. Pas një ore apo dy, ajo futet në enë të gjakut. /Telegrafi/