Ballina Publicitet Rita Ora ecën rrugëve me balte të Ferizajt

Rita Ora ecën rrugëve me balte të Ferizajt

SHPËRNDAJE

Këngëtarja Rita Ora ka vazhduar gjatë tërë ditës së sotme misionin e saj humanitar në Kosovë, derisa është takuar me familje të varfëra dhe nuk e ka kursyer veten duke ecur edhe nëpër rrugë të baltosura të qytetit të Ferizajt

Një loçkë si Rita Ora.

Ajo ka ardhur në Kosovë, kësaj here jo për të kënduar por në një mision humanitar, ku në bashkëpunim me UNICEF dhe me kompaninë Escada ku çdo shitje e një çante të kësaj firme do ti dedikohet grave të dhunuara nga lufta dhe fëmijëve të varfër.

Por, pavarësisht se është shumë e angazhuar me turneun e saj Phoenix, ajo do të jetë në Kosovë për disa ditë ku do të merr pjesë në këtë projekt të UNICEF’it, shkruan GazetaExpress.

E këtë punë ajo po e kryen për mrekulli, pasi që sot ajo është parë duke vizituar lagjet e varfëra dhe pavarësisht motit me shi, ajo ka ecur në një rrugë të mbushur plot baltë në qytetin e Ferizajt.

Këto fotografi sot i ka shpërndarë në rrjetet sociale nëna e Rita Orës, Vera Ora, e cila është duke e shoqëruar vajzën e saj në Kosovë. /GazetaExpress/