Home Sport Inter – Juventus, formacionet e mundshme të Derby d’Italia

Inter – Juventus, formacionet e mundshme të Derby d’Italia

59
SHARE

Italia po bëhet gati për ta parë derbin më të madh në Serie A, mes Interit dhe Juventusit.

Derby d’italia do të zhvillohet në Giuzeppe Meazza me fillim nga ora 20:30.

Interi është i detyruar të fitojë për të vazhduar qetë në pozitën e tretë, ndërsa Juventusi luan pa presion, pasi tanimë është kampion i ri i Italisë.

Lautaro Martinez pritet të jetë sulmuesi kryesor i Interit, i ndihmuar edhe nga treshja Politano, Nainggolan e Perisic.

TURIN, ITALY – DECEMBER 07: Juventus – Inter. (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë për Juventusin Cristiano Ronaldo dhe Federico Bernardeschi do të jenë në sulm, ndërsa Emre Can në këtë takim do të luaj si qendërmbrojtës.

Formacionet e mundshme:

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Brozovic, Vecino; Politano, Nainggolan, Perisic; Lautaro Martinez.

Juventus: Szczesny; Emre Can, Bonucci, Chiellini; Cancelo, Cuadrado, Pjanic, Matuidi, Alex Sandro, Ronaldo, Bernardeschi. /Telegrafi/