Home Sport Conte nuk shkon tek Interi, ai është ideal për Milanin

Conte nuk shkon tek Interi, ai është ideal për Milanin

62
SHARE

Antonio Cassano, ish-sulmues i Interit dhe Milanit, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me të ardhmen e trajnerit Antonio Conte.

Kohët e fundit është përfolur se ish-trajneri i Chelsea është në garë për të drejtuar Interin dhe Romën. Gjithsesi, ish-fantazisti nga Bari ka një ide më të mirë.

Në emisionin “Tiki Taka”, Antonio Cassano tha: “Conte nuk mund të shkojë tek Interi, pasi aty do të qëndrojë Spalletti. Po bën një punë të mirë dhe e riktheu Interin në zonën e Champions League. Ai është trajneri ideal për Interin”.

“Për mua, Conte do të drejtojë Milanin. Është ideal për këtë ekip. Antonio ka më shumë gjasa të drejtojë Milanin se sa Romën, ku duhet të largojë 10 lojtarë. Ndërsa te Milani i duhet të modifikojë disa gjëra”, u shpreh Cassano.