Ballina Aktuale Bujanoc: Këshilli Kombëtar Shqiptar në ofanzivë

Bujanoc: Këshilli Kombëtar Shqiptar në ofanzivë

SHPËRNDAJE

Këshilli Kombëtar Shqiptar, ka bërë publike shkresën zyrtare drejtuar Parlamentit të Kosovës, të firmosur nga tri nivelet e pushteteve lokale dhe qendrore të Luginës së Preshevës.

 “Pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare të Kosovës për të diskutuar kërkesat e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, është kërkuar formimi i mekanizmave për mbështetje – me projekte konkrete – jetike për ruajtjen e substancës kombëtare në Luginën e Preshevës” – thuhet në shkresën zyrtare të nënshkruar nga kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputeti popullor, Fatmir Hasani.

Përfaqësuesit institucionalë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kanë këtë shkresë ua kanë dërguar grupeve parlamentare kosovare për të diskutuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që do të mbahet të hënën e 1 korrikut, me këtë përmbajtje:

“Në një iniciativë të përbashkët, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa bashkë me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputetin popullor, Fatmir Hasani, si përfaqësues institucional të Luginës së Preshevës, sot iu drejtuan zyrtarisht me shkresë shefave të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare për të diskutuar kërkesat e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, është kërkuar formimi i mekanizmave për mbështetje – me projekte konkrete – jetike për ruajtjen e substancës kombëtare në Luginën e Preshevës

Duke qenë se Qeveria e Republikës së Serbisë nuk tregon realisht gatishmëri dhe vullnet politik për t`i zgjidhur sfidat me të cilat po përballen e shqiptarët e Luginës së Preshevës, që në vazhdimësi po refuzon të jetësoj tri marrëveshjet që i ka firmosur me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës më vitet 2001 (Marrëveshjes së Konçulit), 2009 (Marrëveshja për ristrukturimin e Trupit Koordinues) dhe 2013 (Masave urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve “Plani 7 pikësh”) me garanca ndërkombëtare, prezenca e Republikës së Kosovës është qenësore për Luginën e Preshevës.

Vlerësojmë se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të kenë angazhim më substancial dhe të drejtpërdrejtë si dhe shqyrtimin e mundësisë për të realizuar kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës” – thuhet në shkresën drejtuar shefave të grupeve parlamentare të Kosovës.

Vlen të ceket se seanca e jashtëzakonshme e parlamentit të Kosovës për Luginën e Preshevës, po mbahet më 1 korrik, një ditë para datës historike të 2 korrikut të vitit 1990, kur u pat shpallur Kosova Republikë, njofton Jetapress.

KKSH ngrit padi ndaj ministrit Vulin për gjuhë të urrejtjes

Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, kam ngritur padi ndaj Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vulin, për vërtetimin e qasjes diskriminuese dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Përdorimi i termit pezhorativ dhe ofendues “Šiptar” nga Ministri Vulin është institucionalizim i gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe nxitje e shqiptarofobisë në Serbi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk e pranon reduktimin dhe relativizimin e kësaj praktike si shprehje dhe veprim individual. Gjuha e tillë e një ministri nuk është vetëm produkt i sistemit aktual në Serbi, por edhe nxitje institucionale e diskursit në rritje ksenofob kundër minoriteteve.

Asgjë më shumë nuk e reflekton më mirë mendësinë politike të Vulinit se vetë fakti që ai e konsideron si kompliment ngritjen e padisë. E mjerueshme përpjekja e tij primitive për të mbijetuar politikisht dhe për të fituar ndonjë votë “patriotike” me antishqiptarizëm. Nuk duket as kopje e mirë e Millosheviqit.

Fundja, nuk mund t’i ndihmojmë në mediokritetin e tij arsimor, edukativ dhe kulturor. Mbase edhe është vonë tashmë për atë.

Por, më e rëndësishme është se kjo mendësi flet mbi gjithash për Qeverinë e sotme të Serbisë. Flet për Serbinë shtetërore.

Në një qeveri dhe shtet demokratik, çdo ministër që i fyen vazhdimisht në publik minoritetet, së paku do të shkarkohej. Në Serbinë e sotme, ai glorifikohet. Si në Gjermaninë e vitit ’39. Po fatmirësisht, Serbia nuk është Gjermania e viteve 1939. E Vulini nuk është Wilhelm Keitel. Si ka kapacitetet as me qenë kopje e tij e keqe.

Sidoqoftë, respektimi i minoriteteve është edhe detyrim ligjor dhe kushtetues i Qeverisë së Republikës së Serbisë. Respektimi dhe pranimi i tjetrit është parakusht i një shoqërie demokratike.

Shqiptarët nuk kanë faj pse Qeveria e Serbisë nuk ka kapacitete demokratike. Nuk ndjehen të poshtëruar, meqë asgjë nuk e poshtëron më shumë Serbinë se Vulinat si përfaqësues të saj. Madje, kjo mendësi e tij e dëmton së pari dhe mbi gjithash Serbinë.

Aty edhe i kanë arsyet pse nuk pranohen me të drejtë në Bashkimin Evropian. Pse shqiptarët nuk e ndjejnë me të drejtë Serbinë si shtet të tyre. Adresa është në Beograd. Në Qeverinë e Serbisë. Në gjykatat e Serbisë. Në profilet e Aleksandër Vulinit./kallxo.com/ transmeton Jetapress

Reagimi i Lëvizjes Socialiste të Serbisë

Lëvizja Socialiste vlerësoi se padia e ngritur nga Ragmi Mustafa kundër udhëheqësve të kësaj partie dhe ministrit Aleksandër Vulin, është edhe një tjetër përpjekje e pasuksesshme nga ish-anëtarëve të të ashtuquajturit Ushtri Çlirimtare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për ta bërë Vulinin për të heshtur, njofton portali “vesti.rs”

“Presidenti ynë, Aleksandër Vulin, është një njeri që ka guximin të thotë të vërtetën. Këtë e di edhe Ragmi Mustafa, këtë e dinë edhe të gjithë ata që nga Serbia të bëjnë “Shqipërinë e Madhe”, prandaj ata e padisin atë për ta mbyllur në heshtje. Deri tani në këtë drejtim askush nuk ka pasur sukses, madje nuk do të munden as “terroristët e demobilizuar të të UÇPMB-së”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Socialiste të Serbisë, njofton vesti.rs, transmeton Jetapress.