Ballina Aktuale Ekspozita “121 foto në 121 jetë suksesi” u prezantua në skenën e...

Ekspozita “121 foto në 121 jetë suksesi” u prezantua në skenën e Festivalit “K’tu Fest në Strugë

SHPËRNDAJE

Ekspozita “121 foto në 121 jetë suksesi” u prezantua edhe në skenën e Festivalit “K’tu Fest në Strugë, ekspozitë kjo e organizuar nga Albanian Exellence” udhëhequr nga Flora Nikolla.

Për ta parë ekspozitën ishin të pranishëm struganë dhe mzsafirë të tjerë që duan artin dhe kulturën. Pati nga ta që interesoheshin për personazhet që ishin ekspozuar në fotografi e që janë nga profesione të ndryshme grash të cilat veprojnë dhe japin kontributin e tyre në katër anët e botës. Këtë organizimin e mbështesin edhe drejtuesit e institucioneve shtetërore ku gjatë këtijë eventi Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti në fjalën përshëndetëse të sajë tha se këto gra na bëjnë të ndihemi krenare.

Në telegramin e ministres Margariti thuhet. Të nderuar miq, Me dëshirën për të qenë pranë jush, pranoni përshëndetjen time! Jo shumë kohë më parë, një gazetar më pyeti nëse ministret femra ishin thjesht një numër në qeveri.

Në një vend me një të shkuar patriarkale, pyetje të tilla janë të shpeshta, por realiteti është tjetër gjë. Ky aktivitet është më shumë se një përgjigje. 120 gra e vajza, ardhur nga kontekste të ndryshme sociale, ia kanë dalë, jo vetëm të tejkalojnë çdo lloj paragjykimi, por edhe të jenë zonja në profesionet e tyre: sipërmarrëse, mjeke, shkencëtare, ushtarake, gazetare, artiste, që na bëjnë të ndihemi krenare. Janë 120 zonja, që janë bërë bashkë nga një tjetër zonjë, Flora Nikolla, e cila i qëmtoi këto histori suksesi, duke na bërë shpresëplota se në Shqipëri ka kapacitete, që do ta çojnë vendin përpara. Por edhe konteksti ku zhvillohet ky aktivitet është një përgjigje.

“K’tu fest”, një festival, i organizuar nga një vajzë, tani zonjë nga Tirana, Olsa Maze Poshka, me bashkëshortin e saj, ruan traditën më të mirë të kulturës shqiptare, promovon gjuhën shqipe dhe me edukimin përmes kulturës, afron brezin e ri te arti dhe e bukura.

Nga ana tjetër prania e zonjave të nderuara (asgjëmangut zotërinjve të nderuar) të skenës shqiptare: Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Yllka Mujo, etj, na bën të ndihemi jo vetëm me fat, që jetuam në epokën e tyre, por edhe që jemi gra dhe nuk jemi thjesht një numër përfundon kështu telegrami përshëndetës i Ministres së Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti. Ndërsa Maria Pacolli, kryetarja e Fondacionit “Ibrahim Kodra”në përshëndetjen e sajë ka vlerësuar se Gratë e “121 foto në 121 jetë suksesi” kanë bërë një punë të jashtëzakonshme Ekspozitën e organizuar në Strugë në emër të Fondacionit “Ibrahim Kodra” e ka përshëndetur edhe kryetarja e këtij fondacioni, Maria Pacolli, e cila njëherit ka vlerësuar punën e Flora Nikollës.

Ju sjellim edhe përshëndetjen e Maria Pacollit.

“Të dashur miq dhe mikesha nga hapësira shqiptare, me keqardhjen më të madhe detyrohem t’ju përshendes me shkrim, dhe jo fizikisht, duke qenë bashkë me ju. Jam nënë e 4 fëmijëve dhe bashkëshortja e një ministri të jashtëm si Behgjet Pacolli, që udhëton shumë, ndaj shpesh jam dhe nënë dhe baba. Angazhimet familjare, megjithatë nuk na kanë penguar të bëjmë shumë aktivitete për fëmijët tanë, në emër të Fondacionit Zviceran Ibrahim Kodra.

Flora Nikolla, Albanian Excellence, ka parë tek puna ime, tek puna dhe shembulli i shumë kolegeve tona anembanë viseve shqiptare diçka të vecantë. Ndaj dhe jemi pjesë e kësaj ekspozite. Flora ka bërë punë të jashtëzakonshme për të na bërë bashkë në emër të dy fjalëve: shqiptarë, dhe të shquar. Kombi sot është familja, prona, ndjenjat, arti dhe aktiviteti jetësor që zhvillon cdo ditë. Kultura shqiptare është bërë pjesë e jetës sime të përditshme, e mendjes dhe zemrës sime.

Ja pse unë ndihem shqiptare si shumë prej zonjave të nderuara, pjesë e kësaj ekspozite. Të shquara?

Ne kemi bërë punë të jashtëzakonshme, që ndoshta nuk i bën shumëkush. Jam perpjekur shumë për imazhin e Kosovës, për fëmijët tanë, të ardhmen e tyre, për të ardhmen e kombit. Le të punojmë që të shquarit të jenë të zakonshëm dhe te zakonshmit të shquar. Kështu do ta lartësojmë kombin tonë. Falemnderit Flora që na bëre bashkë dhe ne do të jemi bashkë gjithnjë. Do shihemi shumë shpejt në Prishtinë dhe në Zvicër.

Ëith best regards, Maria Pacolli Art Director Ibrahim Kodra Swiss Foundation. Ndërsa gratë që ishin prezent në këtë ekspozitë kanë dhënë vlerësime shumë të larta për idenë e realizimit të ekspozitës dhe botimit të librit me 121 fotografi në 121 jetë suksesi duke u angazhuar secila në fushën e vet për të sjell zhvillim dhe progres për identitetin shqiptar kudo ku jetojnë.

Ekspozita sipas presidentes së Albanian Exellence, Flora Nikolla organizohet në Pogradec nga data 13-15 gusht./presheva.com/